Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid, duke lejuar organizimin e dasmave dhe festave të tjera, por me disa kushte.
Kushti i parë është që të shfrytëzohet pjesërisht hapësira dhe jo më shumë se 30 persona për 100 metër katrorë, ose distanca 3 metër nga personi në person dhe jo më shumë se 200 persona në total.
Oraret kufizuese mbeten ende në fuqi dhe ashtu si për baret dhe restorantet, edhe këto ceremoni duhet të mbyllen para orës 23:00 të mbrëmjes.
Ministri i Shëndetësisë tha se vendimi mund të rishikohet pas dy javësh, në varësi të situatës së pandemisë.
Qeveria e Kosovës beson se vendimi për hapjen e këtyre aktiviteteve do të ndihmojë në rigjallërimin e ekonomisë dhe formalizimin e mëtejshëm të saj, duke joshur bizneset me paketa stimuluese financiare për të përballuar pasojat e pandemisë.



















