Sekretari shtetëror i Bavarisë, Marcel Huber, duke folur për një “keqpërdorim të së drejtës së azilit”, madje mbi një “eksod ngaKosova”, ka treguar së qeveria e Kosovës i ka “përgjëruar” autoritetet bavareze që t`i kthejnë sa më shpejtë të gjithë azilkërkuesit në Kosovë, pasi ata nevojitën atje.
Vetëm të hënën e kaluar në Bavari kanë arritur mbi 1000 njerëz, 800 prej tyre ngaKosova. Që nga shkurti i këtij viti në këtë njësit federativ të Gjermanisë kanë hyrë 2400 azilkërkues, 1500 vetëm nga Kosova, transmeton “koha.net”.
Landi i Bavarisë në Gjermani ka kërkuar nga shtetet fqinje dhe të BË-së që të ndërmarrin masa të shpejta për ta ndaluar migrimin e madh të shqiptarëve të Kosovës në Gjermani.
Përmes Këshillit federativ, Bavaria synon që Kosova dhe Shqipëria të shpallën shtete të sigurta, më qëllim që të përshpejtohen procedurat për dëbimin e tyre,transmeton Die Welt.
















