Në Leipzig të Gjermanisë ka filluar Panairi i Librit që do të zgjasë deri më 26 mars.
Në këtë Panair po prezantohen edhe Kosova e Shqipëria. Autorët përfaqësues të Shqipërisë këtë vit janë: Ridvan Dibra (Shqipëri), Elona Çuliq (Shqipëri), Elvira Dones (Shqipëri-Zvicër) dhe Shpëtim Selmani (Kosovë).
“Leipzigu lexon” është ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian, derisa pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme janë edhe autorët shqiptarë.























