Juria profesionale ka votuar të gjitha fotografitë në bazë të kritereve si: realizimi i fotografisë, kontrasti në mes të së bukurës dhe ndotjes së ambientit dhe përshkrimi i fotografisë.
Në mesin e shumë fotografive të realizuara me mjeshtri dedikuar mjedisit dhe shëndetit në Kosovë, sot shpallen fituesit e garës.
Fituesit e garës #ecokosovo 2016 janë:
Agon Nimani ( cikël prej 3 fotografive)
Granit Spahiu
Arian Mavriqi
Në Janar të vitit 2017 do të realizohet ekspozita me 100 fotografitë më të votuara dhe fituesit e garës së fotografisë ecokosovo dedikuar mjedisit dhe shëndetit në Kosovë si dhe do të jepen çmimet Cam Go Pro për tre fituesit e garës.
100 fotografitë më të votuara nga juria do të publikon në e-book.
Urime fituesve dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve të kampanjës ecokosovo.
Përcjellni faqet e ecokosovo në rrjete sociale për tu njoftuar me datën e sakët të ekspozitës #ecokosovo Kosovë e Shëndetshme!



























