Ambasadori Nilsson theksoi se prania e tij në Republikën e Kosovës, si ambasador i parë rezident, është dëshmi se Suedia ka qëllim të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës duke ofruar përkrahje për proceset nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.
“Ministrja dhe Ambasadori u dakorduan që ky bashkëpunim mund të avancohet me marrëveshje bilaterale për çështjet si përshpejtimi i procedurave juridike, ndihmës juridike në mes të dyja shteteve dhe çështjet tjera juridike me interes për të dyja vendet”, thuhet në komunikatë.























