• Latest
  • Trending
  • All

Kosova dhe hileja me të cilën e joshi Vuçiç, Ramën

02/11/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosova dhe hileja me të cilën e joshi Vuçiç, Ramën

02/11/2019
in Aktualitet

JANUSZ BUGAJSKI

Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Kosovës ka krijuar si konfuzion ashtu edhe shqetësim për të ardhmen e bisedimeve të planifikuara me Serbinë. Sidoqoftë, qeveria e re në Prishtinë mund t’i japë realzmin shumë të nevojshëm qasjes ndërkombëtare për konfliktin e ngrirë. Shtëpia e Bardhë kërkon rezultate në dialogun Prishtinë-Beograd para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Presidenti Donald Trump dëshiron të deklarojë një sukses historik të politikës së jashtme në Ballkan dhe të hedhë themelet për tërheqjen e trupave amerikane. Së bashku me (tërheqjen e tyre) nga Siria dhe Afganistani, presidenti kështu mund të pretendojë gjatë fushatës zgjedhore se ai, më në fund,po i jep fund “luftërave të pafund” të Amerikës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shtëpia e Bardhë emëroi ambasadorin Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për bisedimet, sepse ai është (dikush që)fokusohet tek rezultatet dhe nuk ‘ngec’ në proces. Sidoqoftë, i dërguari i ri,teksa përpiqet për të arritur një përparim të përshpejtuar,do të përballet me sfida të rëndësishme politike. Megjithatë, kjo mund t’i japë atij mundësinë të zbulojë se çfarë qëndron në thelb të mosmarrëveshjes: refuzimi i Beogradit për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur.

Ka të paktën katër pengesa për një dialog të suksesshëm.

Së pari, një muaj tjetër mund të kalojë përpara se në Kosovë të formohet një qeveri. Me shumë mundësi do të duhet edhe më shumë kohë për krijimin e një ekipi negociator, i cili do të formulojë një program për bisedimet.

Së dyti, Serbia do jetë përballë zgjedhjeve në pranverën e vitit 2020 dhe qeveria e tanishme nuk ka të ngjarë të lëshojë pe, pasi kjo mund t’i kthehet negativisht gjatë fushatës zgjedhore.

Dhe së treti, BE nuk ka gjasa të jetë një partner i rëndësishëm për negociuesit amerikanë, pasi është vetë në mes të trazirave të brendshme. Së bashku me debatin për reformat mbi zgjerimit që do të pengojnë integrimin e shteteve kandidate, unionit i duhet të përballet me ndikimin e Brexit si dhe sulmet e vazhdueshme të nacionalistëve, populistëve dhe Euroskeptikëve (që janë) në themelet e projektit europian. Grenell nuk e ka ngritur publikisht çështjen e rishikimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës dhe ai do të përballet me rezistencë të ashpër ndaj propozimeve të tilla nga qeveria e ardhshme e Prishtinës. Albin Kurti, kryeministri i zgjedhur, do të humbasë shumë nga popullariteti i tij nëse ai dorëzon territore dhe nuk përfiton njohjen nga Serbia.

Qeveria e Aleksander Vuçiç është e shqetësuar sepse udhëheqja e ardhshme në Prishtinë i ka ‘duart e pastra’, qoftë për sa i përket korrupsionit apo krimeve të pretenduara të luftës. Në mënyrë që të provojë ta diskretitojë atë në sytë e Uashingtonit, zyrtarët serbë do ta përshkruajnë Kurtin si një socialist radikal, racist dhe etno-nacionalist. Sigurisht që e shkuara e vetë Vuçiç prej një nacionalisti racist, përgjatë viteve vrastare të Millosheviçit në Kosovë dhe gjetkë, do të vazhdojë të fshihet.

Për të hequr vëmendjen nga domosdoshmëria e njohjes së Kosovës, Beogradi gjithashtu do të pretendojë se pakica serbe në Kosovë është e shtypur dhe ka nevojë për mbrojtje më të madhe nga Beogradi. Mund të paramendohen trazirat ndërkombëtare që do të shkaktoheshin nëse Tirana ose Prishtina do të angazhoheshinnë mënyrë aktive për prishjen e integritetit të shteteve fqinje me pretekstin e mbrojtjes së komuniteteve të lidhura me to. Çështja e rishikimit të kufijve duket si një kurth për Prishtinën, sipas së cilës territori dorëzohet pa një reciprocitet domethënës. Beogradi ka përdorur tundimin e shkëmbimit të territorit për të shkaktuar ndasi midis shqiptarëve dhe serbëve, për të përçarë vetë shqiptarët dhe për të portretizuar Kosovën si një shtet të dështuar, pa një program kombëtar të besueshëm.

Qeveria shqiptare ka kontribuar në fushatën përçarëse serbe për ndryshimet e mundshme të kufijve në Kosovë. Vuçiç pa dyshim e ka bindur kryeministrin Edi Rama me hilen e joshjes së bashkimit me mbetjen e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu mund të ketë marrë pjesë në një skemë të tillë për të hequr vëmendjen nga problemet e tij me Dhomat e Specialistëve në Hagë, nga përshkallëzimi i akuzave për korrupsion,si dhe nga një humbje e mundshme e mbështetjes amerikane.

Qeveria e re e Kosovës duhet të hartojë një strategji dialogu, e cila mund të fitojë besimin e SHBA-së duke shprehur seriozitet për një marrëveshje përfundimtare. Si një gjest i vullnetit të mirë, kjo mund të fillojë me heqjen e taksave për Serbinë, çfarë do të vërë në provë sinqeritetin e Beogradit dhe do t’i bëjë presion qeverisë së Vuçiç për t’iu përgjigjur reciprocikisht.

Nëse Grenell konstaton se bllokuesi kryesor për zgjidhjen është qeveria në Serbi, ai do të përballet me njërin nga (këta) dy vendime. Ai ose do të largohet nga mosmarrëveshja dhe t’ia lërë (atë) edhe një herë BE-së që ta tërheqë zvarrë për një kohë të pacaktuar, nën kërcënimin e konfliktit rajonal. Përndryshe, Grenell mund të ushtrojë më shumë presion të prekshëm ndaj Beogradit për t’iu përkushtuar një zgjidhjeje që do të kulminojë në njohjen e shtetit të Kosovës, pa qëndrime të tjera evazive dhe provokime shtesë.

Post Views: 58
Previous Post

Palmer: Kosovës nuk i kërkohet të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron

Next Post

CIA: Komunistët nxitën përçarjen me Kosovën, ja kush bashkëpunoi me Mugoshën dhe si u vra Popoviçi, Xoxe arrestoi nacionalistët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

CIA: Komunistët nxitën përçarjen me Kosovën, ja kush bashkëpunoi me Mugoshën dhe si u vra Popoviçi, Xoxe arrestoi nacionalistët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.