Greta dhe Max janë një çift i ri, që ditën e dasmës së tyre e kaluan në spital, duke u kujdesuar për personat e prekur nga kooronavirusi.
Fustani i nusërisë së Greta Geninson ishte dizajnuar dhe porositur nga nëna e të fejuarit të saj Max Allin, e cila punon si stiliste e veshjeve të nuseve në Britani të Madhe.
Edhe dantella u zgjodh posaçërisht për shijet e Gretës, dhe thuhet se ajo mezi po priste që të zhvillonte dasmën e saj më 11 prill.
Por, ndryshe nga çfarë ishte planfikuar ajo dhe Max nuk po ecnin në altar, por në korridoret e spitalit në Australi, ku ushtrojnë profesionin si mjekë.



















