Madridi dhe Londra po përballen me shpërthime më të mëdha të coronavirusit sesa Lombardia, me vdekje që dyfishohen çdo dy ditë
Një analizë e re e numrit të vdekjeve tregon se numri i viktimave në disa qytete është duke tejkaluar shpejt shkallën mesatare të vdekshmërisë të deritanishme.
Në Londër për shembull, shkruan Daily Mail, vdekjet dyfishohen çdo dy ditë, një ditë më shpejt se mesatarja në të gjithë Britaninë.
Kostoja humanitare e pandemisë vazhdon të rritet globalisht pasi më shumë se 415,000 njerëz janë infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe më shumë se 18,000 kanë gjetur vdekjen. Lombardia në Itali llogaritet si rajoni më i prekur në botë.




















