“Kriza e dytë e koronavirusit në Britani është në rrugën e duhur për të vrarë më shumë se 85,000 njerëz këtë dimër nëse vendi nuk bllokohet menjëherë”, kanë paralajmëruar shkencëtarët në Britani, ndërsa vendi regjistroi sot 274 vitkima.
Këshilltarët shkencorë të qeverisë kanë bërë thirrje që Mbretëria e Bashkuar të ndjekë gjurmët e Gjermanisë dhe Francës dhe të tërhiqet përsëri në një mbyllje të plotë kombëtare ‘për të paktën një muaj’ sepse ata thonë se sistemi aktual i bllokimit me tre nivele po dështon.
Sipas tyre, duhet një ndërhyrje më e gjerë dhe më e ashpër, për të ndaluar zinxhirin e infeksioneve dhe për t’i dhënë mundësi spitaleve të “marrin pak frymë”.
Sipas tyre, spitalet po mbushen shpejt dhe mund të mbingarkohen nga mesi i dhjetorit.



















