Britania e Madhe ka publikuar të dhënat e fundit të situatës së koronavirusit. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 380 persona.
Numri total viktimave ka shkuar në 1798, ku 1651 kanë ndërruar jetë vetëm në Angli. Mësohet se një nga viktimat ishte dhe një 19-vjeçar i shëndetshëm.
Statistikat e ditës së sotme raportojnë 367 viktima në Angli dhe 23 të tjera në Skoci, Uells dhe në Irlandën Veriore. 59 % e personave që kanë ndërruar jetë janë meshkuj dhe 49% janë femra.





















