Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare gazetari i njohur, njëherësh ikonë e CNN-it Larry King.
Infektimi me Covid-19 përkeqësoi ndjeshëm gjendjen e gazetarit veteran që mbylli sytë mëngjesin e sotëm. Ai vuante po ashtu nga diabeti dhe kishte probleme serioze në zemër.
Me një karrierë 63- vjeçare në radio, televizion, ai është vlerësuar edhe me dy çmime Peabody dhe një Emmy.
“Për 63 vjet nëpër platformat mediatike, radio, televizion e mediat digjitale, mijëra intervistat e tij me figura të shquara botërore do të shërbejnë si testament i talentit të tij unik dhe të pavdekshëm si prezantues”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.
Emisioni i tij “Larry King Live” që transmetohej në CNN i gozhdoi teleshikuesit pas ekranit, duke qenë një progam me audiencë tepër të lartë. Ky emission talk shoë vazhdoi nga 1985 deri në 2010.