Koronavirusi ka gjunjëzuar Europën, ndërsa bilancet tragjike po shtohen çdo ditë në Spanjë. Të dhënat e fundit tregojnë se janë regjistruar 950 viktima në vetëm 24 orë.
Ndërsa në total, 10.003 persona kanë humbur jetën në Spanjë nga koronavirusi. Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur mbi 110 mijë, sipas të dhënave të fundit, ndërsa ai i të shëruarve në mbi 26700.
Shifër edhe më alarmante është ajo e personave të shtruar në spitale, mbi 50 mijë, ndërsa më shumë se 6000 prej tyre janë në terapi intensive.
Kriza shëndetësore ka prekur rëndë edhe ekonominë spanjolle. Vetëm në muajin mars, 833979 persona kanë humbur vendet e punës, sipas të dhënave të autoriteteve atje.



















