Para pak minutash, Ministria e Drejtësisë greke konfirmoi rastin e parë me koronovirus në burgun Koridhalos të Athinës, në të cilin mbahen më shumë se 1600 të dënuar ose në proces gjykimi.
Rasti u izolua menjëherë dhe ne institutin e riedukimit Koridhalos ka filluar menjëherë dezinfektimi i ambienteve.
Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se gjatë 24 orëve të ardhshme do te vendoset nëse do të vazhdojnë proceset gjyqësore në gjykatat e vendit ose jo.
Raportohet se në çdo rast do të funksionohet me personel sigurie, vetëm për rastet emergjente (rastet e masave të sigurisë dhe gjyqet që plotësohet afati i paraburgimit).



















