Kjo pasi të shtunën, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se forcat amerikane do të stërviten në ujërat në afërsi të gadishullit korean.
Besohet se Koreja e Veriut nuk posedon teknologjinë që do të mundësonte lëshimin e ndonjë rakete për të arritur në SHBA, por vetëm këtë muaj ata kanë kryer dy testime të raketave, raporton AFP.
Në disa editoriale që u shfaqën në revsitën zyrtare të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun u tha se vendi nuk ishte i frikësuar për ardhjen e Task Forcës amerikane.
“Kërcënime të tilla nuk mund të na frikësojnë. Kurrë nuk do të kenë sukses me Korenë e Veriut”, shkruan Rodogon sot.
Një ditë më parë u njoftuar se forcat revolucionare të Koresë së Veriut ishin gati të luftojnë me aeroplnambajtëset amerikane.
Retorika e ashpër nga Koreja e Veriut ashpërsohet kur SHBA dhe Koreja e Veriut mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, pasi që shihen si provokime për sulme.
Provokimi i radhës nga Koreja u llogarit pas shënimit të 85-vjetorit të themelimit të ushtrisë koreane të amrtën, ku u ekspozuan armatimet e rënda të Koresë.
Kurse SHBA ditë më parë ka deklaruar se për ata të gjitha opsionet janë në tavolinë, përfshirë edhe luftën.






















