Kancelari i Universitetit “Fan Noli” në Korçë është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
News24 raporton se Ilir Sosoli dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në 4 tendera, duke i shkaktuar shtetit miliona Lekë dëme.
Shkeljet në tendera kanë të bëjnë me rojet e punësuar të Universitetit.
Shpërdorimi i detyrës nga ana Kancelarit të Universitetit u zbulua pas një auditi të bërë në këtë institucion të arsimit të lartë.















