Kreu i Qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e qendrës komunitare të komunitetit rom në Korçë. Sipas kryeministrit, Korça është shembull për të gjithë vendin në këtë drejtim.
Inaugurohet qendra komunitare e komunitet rom në Korçë. Për kryeministrin Rama i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, trajtimi i komunitet rom dhe i pakicave kombëtare tregon në të vërtetë se çfarë shoqërie jemi. Në këto kushte, Rama vlerësoi shembullin e dhënë nga Bashkia e Korçës. Sipas tij, inaugurimi i kësaj qendre komunitare është një mesazh i qartë që qeveria e ka përparësi të sajën trajtimin me dinjitet të kësaj kategorie. “ Shembulli i Bashkisë Korçë, duke adresuar me dinjitet, duke e kuptuar si çështje dinjiteti shoqëror dhe njerëzor, përbën shembull rrezatues për ne si qeveri. Shembulli i parë i integrimit në këshillin bashkiak i një anëtari nga këto komunitete është pjesë e shembullit tërësor që nga Korça i jepet gjithë Shqipërisë,”- tha Rama.















