Ai ka premtuar se do angazhohet shumë në detyrën e re brenda AKR-së.
“Mbrëmë pranova një përgjegjësi të madhe – Presidenti Pacolli dhe Kuvendi i AKR më besuan detyrën e Nënkryetarit të AKR-së. Falënderoj Presidentin Pacolli dhe Kuvendin e AKR që më besuan këtë përgjegjësi. Nuk do të kursej asnjë përpjekje që të kontribuoj për zhvillimin e AKR si koncept politik liberal në Kosovë, dhe si shpresë për qytetarët tanë të lodhur. Por, mbi të gjitha, unë dhe bashkëveprimtarët e mi do të jemi të palodhur në përpjekjet tona për t’i shërbyer popullit tonë të madh. Ju falënderoj dhe ju ftoj qe t’i bashkoheni qëllimit tonë”, ka shkruar Sejdiu.





















