Sëmundja e antraksit është shfaqur në fshatin Gllavë në Tepelenë, e cila njihet ndryshe edhe si plasja.
Dy persona, të moshave 30 dhe 50 vjeçare, janë infektuar. Këta të fundit disa ditë më parë kanë therur një lopë, e cila dyshohet se ka qenë e infektuar.

Mishi i kësaj lope më pas është shitur në të gjithë fshatin, duke bërë që ngjarja të marri përmasa edhe më të mëdha.
Menjëherë drejt fshatit është nisur epidemiologu Roland Karalli, i cili do të shikojë dhe do studiojë nga afër situatën.



















