• Latest
  • Trending
  • All

Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

06/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

06/07/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është padyshim një ndër nismat më të mëdha të politikës së jashtme gjermane, që lidhet ngushtë me emrin dhe angazhimin personal të Angela Merkelit.

Shtatë vjet kanë kaluar që nga fillimi i samitit e tani në fund të epokës së Merkelit samiti u rikthye në vendin e tij të origjinës: Por konstruktivitetit pragmatik të procesit, që është edhe meritë e Merkelit, i ka rënë hija e zhgënjimit, që po dominon prej kohësh në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me pritshmëritë nga BE-ja. Proceset e zgjerimit prej vitesh kanë mbetur në vend-numëro, nga njëra anë sepse ka vazhdimisht veto dhe bllokada në Bruksel, nga ana tjetër sepse vetë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë përparime thelbësore.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Forca dinamike motorike, me të cilën Gjermania dhe kancelarja personalisht vitet e kaluara është angazhuar vazhdimisht brenda BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit për një perspektivë të tyre në BE, rrezikon që të mpihet një herë e përgjithmonë me fundit e epokës së Merkelit.

Ndërkohë që do të ishte jo vetëm e dëshiruar, por edhe në interesin e Gjermanisë dhe të BE-së, nëse Gjermania do të vazhdojë të jetë jo vetëm si ndërmjetësuese e sinqertë, por me të gjithë forcën e politikës së saj të jashtme të angazhohet si promotore për bashkëpunimin rajonal dhe për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Perspektivë realiste – Katër liritë themelore 
Bilanci i Procesit të Berlinit është i zbehtë, duke iu referuar në shtatë vjet pritshmërive për arritje të mëdha në bashkëjetesën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Nuk ka aspak përparim sa ipërket pajtimit dhe njohjes reciprokepolitike. E megjithatë ka shumë suksese të tjera konkrete lidhur me çështje kyç, që janë direkt në dobi të njerëzve në këto vende dhe që hapin rrugën për një normalizim brenda rajonit: Nisma e përbashkët për rininë Ryco, shfuqizimi nga 1 korriku i tarifave Roaming dhe përgatitjet për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Ky projekt do të mundësojë deri në vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor katër liritë themelore – në analogji me BE-në – qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave, shërbimeve dhe kapitalit. 

Një perspektivë, që ndoshta është më e përshtatshme për të ardhmen dhe më realiste se integrimi në BE për rajonin. Në vendet e Ballkanit Perëndimor shumë njerëz nuk besojnë më, që BE-ja vërtetë i do ata.

Sepse edhe atje, ku shtetet i përmbushin detyrat e tyre të shtëpisë, BE-ja ua refuzon atyre atë çfarë u ka premtuar: Procesi i antarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi është në stanjacion prej vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk lejohen ende të nisin negociatat e anëtarësimit, Kosova është i vetmi vend, të cilit vazhdon t’i refuzohet liberalizimi i vizave. Dhe Bosnjë-Hercegovina krahas Kosovës është shumë larg një perspektive konkrete për antarësim. 

BE-ja po e humbet rolin e vet si pikë orientimi dhe perspektivë për rajonin. Së fundi vendet e këtij rajoni e ndjenë veten të lënë në baltë sa i përket furnizimit me vaksina. Premtimi i Selanikut është venitur. Të tjerë aktorë janë aktivë: Turqia, Rusia, Kina e po ashtu edhe SHBA-ja. 

Politika e hapave të vegjël e dobishme

Për aq kohë sa BE-ja i krijon pengesa vetvetes me bllokadat e vendeve të veçanta në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, nismat si Procesi i Berlinit janë më të rëndësishme se kurrë. Sepse me politikën e hapave të vegjël amortizohet paaftësia për arritje të mëdha në nivelin e BE-së. Hapat e vegjël në rrugën e duhur janë të rëndësishme për bashkëpunim më të ngushtë rajonal, që në plan afatgjatë e lehtëson jetën e njerëzve dhe gjeneron normalitet e fqinjësi paqësore, aty ku deri tani vazhdojnë të dominojnë dasitë nacionaliste. 

Ndërsa po zbehet gjithnjë e më shumë shkëlqimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i shteteve të veçanta dhe institucioneve të BE-së, që janë të lidhura me Procesin e Berlinit, mund të ketë një rrezatim udhërrëfyes. Të gjitha partitë, që në zgjedhjet për Bundestagun kanë futur në garë kandidatët e tyre për pasues të Merkelit, e mbështesin zyrtarisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Por lipset më shumë se kaq, për të përballuar zhgënjimin e krijuar në rajon: Angela Merkel me konstruktivitetin e saj profesional ka krijuar formatin, që ka nevojë dhe e meriton të vazhdohet, të ripërtërihet dhe të forcohet nën një qeveri të re në Berlin./DW

Previous Post

“Humbi kontaktet teksa po…”/ Zhduket avioni me 28 persona në bord në Rusi, mes tyre dy fëmijë!

Next Post

Albin Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Albin Kurti: BE-ja t’i mbajë premtimet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.