Administratori i UET, Henri Çili, në një prononcim për News24 u shpreh se universitetet shtetërore kanë monopolin e sektorit arsimor, pasi kanë mbi 90% të tregut.
Çili shtoi se po bëhet një zhurmë e madhe për sektorin privat, ndërkohë që ka vetëm 10% të tregut.
Në fjalën e tij Çili shtoi se ka mbi 15 vite që ka nisur akreditimi i Universitetever shtetërore, ndërkohë nuk është dhënë asnjë diplomë e akredituar.
Kjo sipas tij, ka penalizuar studentët e univeristeteve shtetërore që mos të marrin vizë nga Ambasada amerikane, pasi nuk kanë diplomë të akredituar.
‘A e kuptoni se Universitetit shtetëror në monopolin e tij ka 90% të tregut. Po bëhet një zhurmë shumë e madhe për sektorin privat, ndërkohë që ka vetëm 10%.
Është duke bllokuar zhvillimin e vendit. Mbajtja e tregut të edukimit, është një regres kombëtar.
Pse duhet të kemi monopol më? Nuk ka kuptim universiteti shtetëror, spitali shtetëror, apo televizioni shtetoror, duhet të vihen kushte konkurente.
Janë akoma institucione buxhetore. Nuk është natyrë e shtetit që të ketë univeristet, spitale apo televizione. Ne mbështesim me busa me kuota kategori të caktuara.
Pra po ruhen monopolet. Qeveria duhet të krijoje tregun e edukimit sipas kërkesave. Ka 15 vite që ka nisur 15 vite akreditimi në Shqipëri dhe nuk është dhënë asnjë diplomë e tillë.
E dini ju që Ambasada amerikane nuk jep viza për studentët të Univeristetit të Tiranës dhe të tjerë shtetërore, sepse nuk të akredituar.’-tha Çili.























