“Serbia na ka arrestu njeriun e tretë për nga hierarkia në Policinë e Kosovës”, tha deputeti i VV’së në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së veçantë për Nehat Thaqin.
Sipas tij, vetëm një javë pasi u arrestua Thaqi, përfaqësuesi i Kosovës në Beograd shkoi e vizitoi atë në paraburgim, ku po mbahet.
“Forma e reagimit për arrestimin e Thaqit ishte një vajtim ndaj bashkësisë ndërkombëtare për tu kërkuar ndihmë”, tha ndër tjera shefi i GP të VV’së.
Ai tutje numëroi rastet tjera të arrestimeve të qytetarëve të Kosovë nga ana e autoriteteve serbe.






















