Ai tha se Gjykata në Serbi nuk kanë trajtuar as 1 përqind të lëndëve që kanë bërë serbet në Kosovë.
“Ajo çka është e çuditshme dhe e papranueshme është se asnjë deklaratë nga BE nuk është lëshuar lidhur me mos trajtimin e këtyre lëndëve, ndërsa Kosovës i kërkohet një gjë e tillë çdo ditë. Dhe këtu përsëri PDK dhe LDK i shoh për të madhe të cilët këtë çështje asnjëherë nuk e kanë ngritur në Bruksel por vetëm pajtohen dhe kur ne na vinë dënimet në vajtojmë në Kuvend”, tha Konjufca
Konjufca tha se për shkeljen dhe përdhosjen e UÇK-së fajtorin duhet gjetur tek ata që në fushata bëhen patriotë kurse në intervista në media ndërkombëtare paraqiten analistë nga froni i luftës.






















