Policia ka arrestuar sot 48-vjeçarin Fatri Haruni nga fshati Shalës i Konispolit, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme kundrejt bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Kapja dhe arrestimi i këtij personi u bë në shtëpinë e tij pikërisht kur si rregullisht, po godiste gruan B.H. 48 vjeç dhe fëmijët e tij.















