• Latest
  • Trending
  • All

Kongresi i Manastirit-faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar

14/11/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Kongresi i Manastirit-faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar

Kongresi i Manastirit-faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar

14/11/2018
in Edukimi, Histori, Kulture

NGA ZYMER MEHANI 

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit
Në historinë e popullit shqiptar Kongresi i Manastirit përbën një faqe të lavdishme të arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare dhe si e tillë, përbën një hallkë të fortë në vargun e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Kongresi i Manastirit i ka rrënjët e veta në luftërat shumëshekullore të popullit tonë kundër pushtuesve të huaj që e shkelën truallin shqiptar. Një zjarrin e kësaj lufte të pabarabartë, ndërmjet sakrificash të mëdha, me çmimin e gjakut të mijëra atdhetarëve, populli ynë krijoi dhe mbrojti kulturën e vet kombëtare.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Historia e shkrimit shqip fillon me autorët e vjetër për hartimin e alfabetit të shqipes. Gjon Buzukut i takon merita se vuri gurin e parë në themelet e alfabetit të gjuhës shqipe duke hapur rrugën e një tradite shkrimore, që pastaj, edhe me punën e të gjithëve, u ngrit në piedestal alfabeti i gjuhës shqipe. Punën e nisur nga Gjon Buzuku e çoi më tej Pjetër Budi, kurse Pjetër Bogdani e ngriti në një shkallë më të lartë, duke na dhënë një sistem shkrimor më të plotë dhe më të saktë. Jehona dhe ndikimi i alfabetit të autorëve të vjetër do të ndihet tek bashkëkohësit edhe më vonë. Në botimet shqipe ose për gjuhën shqipe gjatë shekullit XVIII, pavarësisht se çfarë karakteri kanë, u zbatua alfabeti i Pjetër Bogdanit me ndryshime të parëndësishme. Kështu mund të përmendim Kuvendin e Arbënit (1706), Gramatikën e Da Leçes (1716), Doktrinën Kristiane (1743) të Gj. N. Kazazit etj. Në fillim të krijimtarisë, në përkthimet dhe në ndonjë krijim origjinal edhe Ndre Mjeda do të përdorë alfabetin e P. Bogdanit. Kjo ka ngjarë, për mendimin tonë, për dy arsye: e para, alfabeti i P. Bogdanit ka qenë më i përpunuar dhe më i saktë dhe e dyta, ka qenë më afër në kohë se të tjerët.

Nuk mund të themi se alfabeti i autorëve të vjetër ka qenë mbështetje për alafebetin e sotëm. E përbashkëta e tyre qendron se, si alfabeti i tyre, si alfabeti i sotëm, u mbështet në alfabetin latin (me përjashtim të karaktereve të veçanta), pastaj ka qenë zgjedhja e grafemave të cilat kanë ndryshuar nga njëri autor në tjetrin. Gjithashtu u desht viti 1879 që Alfabeti i Stambollit të përcaktojë përfundimisht raportin tingull-shkronjë të alfabetit të gjuhës shqipe prej 36 grafemash.

Kështu, alfabeti i shqipes, shtegtoi për një periudhë të gjatë mëse tre shekujsh. Ai u përplas në dallgë të shumta, por së fundi mundi t’i kapërcejë ato. Alfabeti me bazë latine, i miratuar në Kongresin e Manastirit (1908) u mbështet në një traditë, pati si orientim disa zgjidhje të alfabeteve të kohës dhe së fundi u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, i përfaqësuar nga Gjergj Fishta në përdorimin e dyshkronjëshave që patjetër duhet të ketë luajtur një rol vendimtar. Prandaj kjo rrugë e gjatë e shkrimit të shqipes duhet parë në dinamikën e saj, ku roli i çdo alfabeti me bazë latine ka pasur një ndikim diku më të vogël, diku më të madh.

Me 22 nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit, i cili, e miratoi alfabetin latin të gjuhës shqipe, të propozuar nga Shoqëria “Bashkimi”.

Ky Kongres, shënon njërën nga lëvizjet më emancipuese të kulturës shqiptare, sepse vendimet e tij, ishin tejet të dobishme, si dhe i dhanë shtytje të fuqishme zhvillimit të shkrimit dhe arsimit shqip, por edhe lëvizjeve kombëtare.

Po ashtu, kjo veprimtari titanike, ndikoi në procesin e Pavarësinë Kombëtare, të shpallur katër vite pas, më 1912.

Kongresi i Manastirit (1908), me kryetar të komisionit poetin kombëtar, Gjergj Fishtën, mbetet njëra nga ngjarjet më madhore të kulturës shqiptare. Në këtë Kongres, morën pjesë delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, dhe në përbërje kishte figura të rëndësishme atdhetare të kohës, siç ishin: Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe shumë të tjerë.

Pas disa ditësh të përshkuara me diskutime, dhe duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria, me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet, Komisioni vendosi t’i pranojë variantet e modifikuara:

– të alfabetit të Bashkimit; dhe

– të alfabetit të Stambollit.

Pra, pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha, d.m.th. diagrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja meshenja diakritike (ç, ë). Pra, në fund Komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohej përdorimi, si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë ndër shqiptarë, ashtu edhe i alfabetit të ri. Dy alfabetet ndryshonin vetëm në shtatë shkronja.

Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:

– alfabeti i Agimit, i shoqërisë letrare “Agimi” të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;

– alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, i hartuar nga Prenk Doçi; dhe

– alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri.

Shkrimi shqip, i mbijetoi një katrahure të vërtetë, sidomos gjatë shekujve të errët të sundimit osman, kur u ndalua. Kjo u bë e mundur, në saje të dashuriisë që treguan për të: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, dhe shumë e shumë titanë të tjerë.

Sot, përjetësisht, duhet të jemi krenarë me heronjtë e kulturës, guximtarë e përparimtarë, të cilët na lanë këtë pasuri kaq të vlefshme, shënjues të identitetit tonë.

Brezat tanë dhe ata që do të vijnë, e kanë për detyrë ta ruajnë dhe ta trashëgojnë këtë pasuri.

LITERATURA:

• Tomorr Osmani “Udha e shkronjave”, ASHSH, Tiranë, 2008;

• Sh. Demiraj-K.Prifti “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, 1978;

• Mahir Domi, “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (14-22 nëndor 1908). Libër me studime, materiale, dokumente nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë – Tiranë 1972;

• „Dituria“ nr.3 , mot i parë , Selanik 1909;

• Agim VINCA, Fjalë e mbajtur në shënimin e 148-vjetorit të lindjes së Mjedës, në Kukël të Shkodrës, më 22 nëntor 2014;

• http://shqiphost.top-channel.tv/…/kr…/kongresimanastirit.flv

• http://www.njekomb.com/?p=1797

• http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=53949

• http://shkupipress.blogspot.com/…/faik-konica-ja-perse-e-re…

Tags: Kongresi i Manastirit
Previous Post

RTSH, emisione për mësimin e gjuhës shqipe, dedikuar për Diasporën

Next Post

Dosja e Sigurimit të fshehtë Shqiptar për Mit’hat Frashërin

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Dosja e Sigurimit të fshehtë Shqiptar për Mit’hat Frashërin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.