“Po, është e vërtet se Komisionieri Hahn do të vizitojë Kosovën të premten. Arsyeja kryesore e vizitës së tij, është lansimi i Agjendës Evropiane për Reforma, e cila është një nga mjetet për implementimin e MSA-së. Po ashtu, këtë vit Hahn vjen në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së, për lajmi.net.
Gjatë vizitës së tij bëhet e ditur se Hahn do takojë edhe zyrtarë institucional të Kosovës. Hahn pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, të mërkurën ka thënë se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë.
Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.






















