Policia nuk i di arsyet e arrestimit, e madje nuk e di as vendin se ku gjendet për momentin drejtori Thaçi.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar për ngjarjen.
09:37: Disa media në Kosovë po raportojnë se policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçin.
“Gazeta Monitor” dhe “Gazeta Express”, duke u thirrur në burime të veta, raportojnë se Thaçi është arrestuar përderisa kishte në plan që të kalonte nga Serbia.
Nuk dihej destinacioni i tij.
Lajmi.net ka tentuar që të kontaktojë me zyrtarë policorë për të konfirmuar lajmin, por këta të fundit nuk janë lajmëruar.























