Sipas ij, Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Prishtinë për llogari të hetimeve për sulmin me bombë në Kuvend që ndodhi natën e 5 gushtit.
“Bastisjet kanë lidhje me sulmin në Kuvend”, tha shkurt kryeprokurori Millaku për kallxo.com, por pa dhënë më shumë detaje.
Mësohet se njëri nga lokacionet e bastisura është në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, nuk ka pranuar të komentojë shumë për bastisjet.
“Aksioni është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale”, tha Hoxha për lajmi.net, pa dhënë më shuëm detaje.
Prokuroria ka thënë se gjatë ditës do të dalë me një komunikatë për shtyp për detajet e aksionit.
Ndërkohë, burime të mëhershme të lajmi.net kanë deklaruar se në këtë aksion, të arrestuar janë gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i kësaj partie.
Për më shumë në lidhje me këtë aksion, mund të klikoni në linkun më poshtë:
Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, të dyshuar për hedhje granatash, përfshirë zëdhënësin Frashër Krasniqi






















