“Sot me kryeministrin Hashim Thaci për t’u dakordësuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrat kroat,malazez e boshnjak”, shkruan kryeministri Rama në Tuiter
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në prag të Konferencës për Ballkanin në Berlin për të diskutuar rreth këtij takimi. Rama ka njoftuar takimin përmes një postimi në rrjetin social Tuiter (Tëwitter).
“Sot me kryeministrin HashimThaci për t’u dakordësuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrat kroat,malazez e boshnjak”, shkruan kryeministri Rama.
Rama paralajmëroi gjithashtu se do të zhvilloë takime edhe me kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit si me atë kroat, malazez dhe boshnjak.
Në mbyllje të Konferencës për Ballkanin, më 28 gusht, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke qenë I vetmi mes kryeministrave të Ballkanit që do të ketë një takim të tillë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















