• Latest
  • Trending
  • All

Komunat vjelin mbi 3 milionë euro nga taksat për vetura

12/04/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komunat vjelin mbi 3 milionë euro nga taksat për vetura

12/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Qytetarët thonë se paguajnë taksën prej 10 eurosh për të regjistruar veturën e tyre, pavarësisht se ajo mund të jetë shkelje e të drejtave të tyre.

Arben Berisha nga Prishtina për çdo vit që regjistron veturën e tij, është i kushtëzuar që në komunë të paguajë tatimin në pronë dhe një taksë prej 10 eurosh, në mënyrë që t’i lëshohet dëshmia për pagesën e taksës komunale.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këtë taksë Arbeni thotë se paguan prej disa vitesh, por nuk e di arsyen e kësaj pagese dhe as se për çfarë shpenzohen këto mjete të mbledhura.

“Ata (komuna) arsyetohen për ndonjë shërbim komunal që bënë komuna. Sikurse shumë gjëra tjera që bëhen tek ne edhe kjo është një padrejtësi që iu bëhet qytetarëve. Por, unë mendoj se fajtor janë qytetarët sepse nuk reagojnë. Disi jemi adaptuar që pushteti të na shfrytëzojë dhe ne nuk kërkojmë drejtësi. Pasi, për regjistrimin e makinave është e obliguar që edhe tatimi në pronë të jetë zero-zero”, thotë Arbeni.

Një taksë komunale që mundëson regjistrimin e veturës është aplikuar në të gjitha komunat e Kosovës prej shumë vitesh, dhe ajo ka kushtëzuar secilin prej pronarëve të veturave me pagesën e tatimit në pronë.

Në Komunën e Prishtinës, vitin e kaluar nga kjo taksë prej 10 eurosh janë mbledhur mbi 472 mijë euro, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj komune.

Në një përgjigje përmes postës elektronike për Radion Evropa e Lirë, Faton Zeka, zyrtar në komunën e Prishtinës, ka thënë se “edhe Komuna e Prishtinës sikurse komunat tjera zbaton edhe taksën e veturës dhe kushtëzimin e pagesës për tatimin në pronë”. Mjetet e grumbulluara, ka thënë ai “shpenzohen varësisht nga nevojat e komunës dhe nuk janë të destinuara për ndonjë sektor të veçantë”.

Ndryshe, në gjithë Kosovën sipas shifrave zyrtare qarkullojnë mbi 315 mijë vetura të regjistruara, që sipas një llogaritje për çdo vit, nga taksat komunale, grumbullohen mbi 3 milionë e 150 mijë euro.

Kjo taksë për vetura zbatohet në bazë të udhëzimit administrativ 07/ 2011 për urdhëresat e ndalimit të shërbimeve komunale për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë, e nxjerrë nga Ministria e Financave.

Në këtë udhëzim thuhet se “Komunat kërkojnë nga qytetarët/bizneset që të paguajnë taksën për pronësinë e automjeteve motorike brenda kufijve të komunës. Komuna nuk duhet t’i kryejë këto shërbime përderisa nuk është paguar tatimi ne pronë”.

Por, udhëzimi administrativ ka shkaktuar reagimin e zyrës së Avokatit të Popullit, që e ka konsideruar si një “metodë të paligjshme për vjelje të tatimit në pronë”. Zyra e Avokatit të Popullit i ka tërhequr vëmendjen autoriteteve përkatëse lidhur me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut dhe ka rekomanduar ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ.

Majlinda Ulaj- Sinani, zëdhënëse në këtë institucion, ka thënë se më këtë udhëzim vihen në rrezik të drejtat e njeriut.

“Anashkalimi i Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat, natyrisht që mund të ketë pasur qëllim lehtësimin dhe shkurtimin e rrugës për vjeljen e tatimit. Mirëpo në këtë mënyrë vë në rrezik të drejtat e qytetarëve në një proces të rregullt dhe të përcaktuara me këto ligje”, ka thënë Ulaj-Sinani.

Avokati i Popullit, ka thënë ajo, i ka rekomanduar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndryshojë qëndrimin e saj zyrtar në shkresën shpjeguese.

“Duke nxjerrë një qëndrim të ri me konstatimin se kushtëzimet për ofrimin e shërbimeve të qytetarëve nga ana e komunave me pagesën e tatimit në pronë, nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut, dhe si të tilla nuk mund të aplikohen”, është shprehur Ulaj-Sinani.

Por, zyrtarë të Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë thënë se në vitin 2012 kanë dërguar shkresë shpjeguese në të gjitha komunat e Kosovës lidhur me kushtë​zimin e shërbimeve publike për qytetarët, kurse për zbatueshmërinë e këtij udhëzimi është përgjegjëse Ministria e Financave.

Në këtë shkresë shpjeguese, ndër të tjera thuhet se :“Komunat kanë të drejtë të bëjnë kushtëzime në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj, atëherë kur vlerësojnë se më një veprim të tillë arrihet një qëllim i interesit publik, i cili interes realizon para se gjithash nevojat e vetë qytetarëve të saj, por duke mos dëmtuar drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Por Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Financave, e cila ka nxjerrë këtë udhëzim, që të bëjë ndryshimin e dispozitave që kanë të bëjnë më kushtëzimet e qytetarëve për pagesën e tatimit në pronë.

Rreth kësaj çështjeje zyrtarë të Ministrisë se Financave, kanë thënë se “ky dikaster aktualisht është në proces të ndryshimit të Ligjit për Tatimin në Pronë. Pas miratimit të Ligjit do të hartohen edhe Udhëzimet e reja Administrative”.

Deri atëherë, ndërkaq, qytetarët do të detyrohen të vazhdojnë të paguajnë një taksë komunale e cila për shumë vite është mbledhur në llogaritë e komunave.

Post Views: 84
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Të gjitha komisionet parlamentare njëzëri: S’ka dialog me Serbinë pa lirimin e Haradinajt

Next Post

Policia arreston katër persona në Mitrovicë, merreshin me trafikim  

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Policia arreston katër persona në Mitrovicë, merreshin me trafikim  

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.