• Latest
  • Trending
  • All

Komunat e veriut po rrëshqasin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

02/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Komunat e veriut po rrëshqasin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

02/03/2015
in Lajme

 Qeveria e Kosovës ua ka tërhequr vërejtjen komunave veriore të Kosovës, se e diela është ditë e fundit (8 mars) kur kalon afati i miratimit të buxhetit dhe se nëse ato nuk e bëjnë këtë, atëherë do të ndërmerren masat e jashtëzakonshme ndaj tyre, duke mos përjashtuar as organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas shkresës që Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal u ka dërguar komunave veriore, nëse projektbuxhetet nuk harmonizohen me rekomandimet e Ministrisë së Financave dhe nuk miratohen deri të dielën, mund të pasojnë masat e jashtëzakonshme, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve të reja për pushtetin lokal në ato komuna.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Duke shpërfillur kërkesën e MAPL-së, komunat veriore kanë porositur Prishtinën, se projektbuxhetet janë miratuar në shtatorin e vitit të kaluar dhe se ato me kohë i janë dorëzuar Prishtinës, duke vlerësuar tutje, se tërheqja e vërejtjes nga Prishtina, është tentim për destabilizimin e proceseve politike në Kosovës dhe i dialogut të Brukselit.

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut, sipas KsenijaBozhoviq, kryesuese, dy herë e ka miratuar propozimbuxhetin për vitin 2015, herën e dytë me vërejtjet që kishin ardhur nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës dhe se janë dorëzuar brenda afateve ligjore.

“Është e qartë se për këtë buxhet duhet të ketë zgjidhje politike dhe të vendoset në nivelin më të lartë e pastaj t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim”, ka thënë Bozhoviq. Sipas saj, Prishtina përsëri kërkon që propozimbuxhetet e katër komunave veriore, të përmbajnë edhe ingerenca të caktuara financiare, siç janë ato në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, e që për komunat veriore vlerësohet të jetë e papranueshme, pasi që këto dy fusha dëshirojnë të mbesin në kompetenca të Bashkësisë së Komunave Serbe. Shkresa (porosia) e komunave veriore u ka shkuar nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal, ministri i së cilës, sikurse edhe përfaqësues tjerë serbë, e ka ngrirë pjesëmarrjen e tij në institucionet kosovare, për shkak të vendimit të kryeministrit, Isa Mustafa, për shkarkimin e ministrit, AleksandërJabllanoviq, transmeton Zëri.

Ndërkaq, ministri i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, LubomirMariq, u ka thënë medieve në veri, se një mesazh i tillë nga Prishtina, “përjetohet te qytetarët e veriut të Kosovës si kërcënim, provokim i situatës, e cila tani është shumë e komplikuar”. Sipas ministrit, Mariq, arsimi dhe shëndetësia janë fusha mbi të cilat ingerencat duhet t’i ketë BKS-ja, ndërkohë që formimi i BKS-së ende nuk ka ardhur në rend dite në dialogun në Bruksel. Në këtë mënyrë, Lista “Srpska” ka vlerësuar se tërheqja e vërejtjes nga Prishtina për buxhetet e komunave veriore, mund t’i destabilizojë proceset politike në Kosovë dhe dialogun e Brukselit.

Në anën tjetër, kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës dhe për këtë arsye, ata kanë kërkuar që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, gjë që është absolutisht e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, GoranRakiq, ka deklaruar se Kuvendi i Mitrovicës së veriut nuk do ta ndryshojë buxhetin, të cilin e ka miratuar në shtatorin e vitit të kaluar, e i cili është 21 milionë euro. Me qarkoren e Ministrisë së Financave, buxheti që i është ndarë Komunës Veriore të Mitrovicës është vetëm 2.7 milionë euro. Rakiq u ka thënë medieve se Qeveria qendrore nuk mund të përzihet në punën e komunave veriore.

“Si mund të jetë puna e Kuvendit e pavarur kur përzihet Qeveria qendrore dhe për ç’arsye duhen kuvendarët, atëherë. Nuk po e kuptoj hiç se si po mendojnë ata ta decentralizojnë pushtetin kur ndërhyjnë në punën e katër komunave të veriut të Kosovës”, ka pyetur ai.

Ndërkaq, nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se komunat veriore nuk mund ta bëjnë asnjë shpenzim të buxhetit, pa e miratuar në kuvendet e tyre dhe atë sipas rekomandimeve dhe qarkores së Ministrisë së Financave, siç e kanë bërë të gjitha komunat e Kosovës.

Ndryshe, katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, në shtatorin e vitit 2014, kanë miratuar projektbuxhetet që bashkërisht është 67.5 milionë euro dhe atë ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës. Që të katër komunat kanë dalë nga korniza e lejuar e buxhetit e që sipas qarkores, që u është dërguar të gjitha komunave të Kosovës, për katër komunat veriore është 8.5 milionë euro.

Previous Post

Gruevski e ka kthyer Maqedoninë në makth

Next Post

Basha: Meta të dorëhiqet e të vihet para drejtësisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Basha: Meta të dorëhiqet e të vihet para drejtësisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.