Lladrovci ka thënë se shpallja ‘Qytetar nderi’ për këto personalitete është falënderim për kontributin e tyre për Drenasin dhe Republikën e Kosovës.
“Falënderoj Asamblenë komunale të Drenasit, për aprovimin e propozimeve të mija për shpalljen “Qytetar nderi”, për presidentin, Sh.T.Z. Bujar Nishani, znj. Mimi Kodheli dhe zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland”.
“’Qytetar nderi” të Drenasit për këto tri personalitete, është një falënderim dhe mirënjohje për përkushtimin e tyre për Drenasin, Drenicën dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në facebook.






















