Por, transporti publik i cili është nen menaxhimin e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” është duke e zbatuar një marrëveshje jo valide me Komunën e Prishtinës.
Zyra e Auditorit Gjeneral ka gjetur që një marrëveshje e mirëkuptimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Trafikut Urban e datës 03 dhjetor 2014, nuk është valide.
Marrëveshja ishte bërë me qëllim të bartjes e pensionistëve të Komunës dhe stafit komunal nga vendbanimet e tyre deri te ndërtesa e re e komunës.
“Komuna ka hyrë në marrëveshje mirëkuptimi me “Trafikun Urban“ nga 03.12.2014 me qëllim të bartjes e pensionistëve dhe stafit komunal nga banimi i tyre deri te ndërtesa e re e komunës”, shkruan në raport.
“Marrëveshja parasheh kryerjen e pagesës në llogarinë e përfituesit nga 5,000 euro për muaj, pa kontratë valide”.
“Shpenzimi vjetor prej 60,000 euro për këtë shërbim nuk ka bazë të qartë ligjore”, saktësohet në gjentejne ZAGJ-it.
“Stafi i komunës duhet të jetë në vendin e punës në orarin e përcaktuar nga punëdhënësi”, ka bërë të ditur Auditori Gjeneral në Raporti e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Prishtinës për vitin e përfunduar 2015, i cili është publikuar para pakë ditëve. /lajmi.net






















