Shiu kishte sjell shume rërë dhe baltë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Banorët e fshatit Grashticë me mjete vetanake kanë liruar një korsi të rrugës, por gjendja aktuale e saj vazhdon të paraqes rrezik të përditshëm për shoferët dhe automjetet në qarkullim.
Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për pastrimin e saj, edhe pse kjo rrugë hyn në domenin e saj të përgjegjësisë për mirëmbajtje.


























