Në një njoftim për media, thuhet se inspektorët nga kjo drejtori kanë paralajmëruar disa herë shitësit që të mos vazhdojnë me veprimtarinë e tyre ilegalisht në sheshet kryesore të kryeqytetit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim.
“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç’rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave”, bëhet e ditur nga njoftimi.






















