Sipas Auditorit, komuna në fjalë ka dhënë katër tenderë të dyshimtë, ku mungojnë nënshkrimet e kontratave, nuk ka siguri të ekzekutimit dhe planeve për menaxhimin e kontratave e të tjera, raporton lajmi.net.
“Komuna ishte jo mjaft efikase në ekzekutimin e buxhetit për investime kapitale, dhe për vitin 2016, kishte planifikuar t’i realizoj katër (4) projekte në shumë prej 440,000€ të cilat nuk kishin filluar fare. Arsye ishte mos përgatitja e dokumentacionit të duhur dhe vonesat në fillimin e procedurave të prokurimit. Rreziku Planifikimi jo i duhur i buxhetit për investime kapitale dhe realizimi i ulët i tij ka rezultuar me mos arritjen e objektivave të organizatës për shkak të vonesës në kompletimin e dokumentacionit dhe vonesave në zhvillimin e proceseve të prokurimit”, thotë ZAP.
Më tutje në raportin vjetor të auditorit, thuhet se në numri i të angazhuarve përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta në Komunën e Gjilanit për vitin 2016 ka arritur në 74. “Prej tyre kemi testuar 13 dhe kemi vërejtur se komuna nuk ka mbajtur tatimin në burim, ashtu siç kërkohet me ligjin për të ardhurat personale, neni 37 dhe 38”, thuhet më tutje aty.
Nga ekzaminimi i dosjeve të përzgjedhura nga auditori ëshët hasur se mungonin dokumente të cilat duhej të ishin pjesë e dosjeve të tenderit.
“Tek tenderi “Furnizim me material botues” – Ri tenderim, mungonte siguria e ekzekutimit dhe plani për menaxhimin e kontratës;
Tek tenderi “Furnizim me dru për ngrohje” mungon njoftimi për nënshkrimin e kontratës;
Tek dosja e tenderit “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve te Gjilanit”, deklaratat nën betim ishin të paplotësuara dhe mungonte plani për menaxhim të kontratës; dhe
Tek dosja e tenderit “Asfaltimi i rrugëve në lagjen e Zabelit” nuk është bërë njoftimi për nënshkrimin e kontratës dhe siguria e ekzekutimit është sjellë pas nënshkrimit të kontratës. Po ashtu, njoftimi për nënshkrimin e kontratës nuk ishte bërë tek dosja e tenderit “Ndërtimi i çerdhes në Lagjen Dardania”.”, thuhet në raport.
Në parregullësit e shumta në Komunën e Gjilanit, janë identifikuar fatura, për të cilat nuk ka të dhëna se ku janë shpenzuar paratë, “fatura në vlerë 7,777€ nuk ishte prezantuar në PFV për vitin 2016. Në listën e obligimeve në PFV ishte paraqitur një shumë 8,647€ për të cilin komuna nuk na ka ofruar dëshmi sqaruese se për çfarë detyrimi është fjala”.
Për të parë gjithë raportin vjetor të ZAP-it për Komunën e Gjilanit kliko KËTU.






















