Pakoja përkrahëse për secilin përfitues përfshinë fidanët e mjedrës, pastaj sistemin e ujitjes pikë-pikë dhe disa inpute tjera përcjellëse. Fermerët janë furnizuar me fidane të gjelbërta të mbjellura në substrat gjegjësisht module plastike, të cilat janë importuar nga Italia. Këta fidanë të gjelbërt të mjedrës janë më të sigurt si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe për nga përqindja e zënjes së bimëve pas mbjelljes në vendin e përhershëm për faktin se sistemi rrënjor nuk është i zhveshur, por ai është shumë mire i zhvilluar në substratin adekuat dhe nuk do të ketë asnjë lloj stresi apo shkëputje të rritjes së bimëve pas mbjelljes nën gastrat e fermerëve.
Të gjithë fermerët janë trajnuar dhe këshilluar direct në teren për gjithë teknologjinë e kultivimit të mjedrës, duke filluar nga përgatitja e tokës, plehrimi, mënyra e mbjelljes si dhe masat tjera të përkujdesit pas mbjelljes. Fermerët me kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me suksese Brenda afatit optimal kanë bërë mbjelljen e fidanëve. Mjedra është një kulturë e rëndësishme nga grupi i pemëve të imëta, që sjellë përfitime të mira për kultivuesit e vyeshëm, dhe përfaktin se është culture shumëvjeçare dhe ka një treg të sigurt të plasimit të tyre, kryesisht në tregun e jashtëm europian.






















