Pas publikimit të lajmit “Adem Jashari ‘harrohet’ ne Drenas”, Komuna e Drenasit reagon duke thënë se fotoja e Adem Jasharit ishte e vendosur në ballinën e binës, para se të fillojë manifestimi qendror i Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditës së Dëshmorëve.
“Kjo është një tendencë politike dhe nuk ka nevojë askush të na tregojë për vlerat e komandantit legjendar Adem Jashari. Fotoja e tij ekziston jo vetëm në të gjitha institucionet publike të Drenasit, por në secilën familje në Drenicë. Dita e Çlirimit të Drenasit dhe ditës së Dëshmorëve është festuar si kurrë me parë me përplot aktivitete, duke respektuar fillimisht gjakun e gjithë të rënëve. Ajo se çfar kanë shkruar këto portale, janë kryekeput tendenca të ‘egra’ politike, duke munduar të njollosin qytetërimin dhe kulturën që ka populli i Drenasit, e cila është dëshmuar shumë e shumë herë”, thuhet në reagim.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














