Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, por ka thënë se votimi i këtij ka qenë kompromis me LDK-në, ndonëse nuk janë plotësisht në pajtim me këtë projektligj.
Sipas tij deputetët e kësaj partie janë detyruar ta votojnë kredinë për hekurudha, pasi që ka qenë si kusht nga LDK, që këta të fundit ta votojnë projektligjin që ka të bëjë me garancinë e Qeverisë për kredinë bankare të BERZH-it për transportin publik në Prishtinë.
Kjo nuk ka kaluar pa replika nga shefat e dy grupeve parlamentare, Ismet Beqirit nga LDK dhe Glauk Konjufca nga VV.
Në fjalimin e tij, Beqiri tha se LDK do ta votojë garancinë për transportin publik në Prishtinë, pasi që mendojnë për qytetarët e kryeqytetit. Kjo ka nxitur reagim të Konjufcës, i cili ka thënë se LDK e ka kushtëzuar votimin, dhe kanë kërcënuar se nuk do ta votojnë.






















