Zejnullahu theksoi se Autoriteti i Likuidimit ka kërkuar nga Gjykata zyrtarisht informacion lidhur me numrin dhe vlerën e ankesave, prej më shumë se një viti, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Tutje, ai deklaroi se “në momentin e marrjes së konfirmimit nga Gjykata, atëherë do të vlerësojmë mundësinë e pagesës konform Ligjit (Nr.04/L-034), neneve 40 dhe 41 të shtojcës së këtij ligji”.
“Kujtojmë që Neni 41 i shtojcës së ligjit lejon shpërndarjen e fondeve të likuidimit për përmbushjen e kërkesave kreditore vetëm në kushtet kur ka fonde të mjaftueshme , pasi reduktohet vlera e kërkesave që janë ende të pavendosura në Gjykatë”, theksoi Zejnullahu.
Komisioni funksional, vendosi që t’i drejtohet me një shkresë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e punëtorëve Sharr- Sallonit.
Në mblehdjen e sotme, anëtarët e komisionit, shfaqen shqetësimet e tyre lidhur me arrestimin e shefit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Në fund, anëtarët e komisionit vendosën që me anë të një komunikate për publikun, të reagohet lidhur me rastin në fjalë.























