• Latest
  • Trending
  • All

Komisioni Shtetëror prezanton fakte tjera për demarkacionin

27/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni Shtetëror prezanton fakte tjera për demarkacionin

27/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Ky komision sot ka thënë se deklarimet e kundërshtarë të kësaj marrëveshje se “nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!”, janë të paqëndrueshme.

Po ashtu ky komision ka mohuar edhe deklarimet se në zonën kufitare ka prona të paregjistruara.

Komunikata e plotë:

Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si dhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Komisioni ka konfirmuar se është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se “nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!”.

Komisioni ka dëshmuar katërçipërisht se

  1. Nuk ka territor të shtetit që nuk është territor brenda një komune të caktuar.
  2. Nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit dhe se shuma e territoreve të komunave e përcakton territorin e shtetit, përkatësisht sipërfaqen e Kosovës.
  3. Dhe se, secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.

Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet pa asnjë bazë se në zonën kufitare, ka hapësira të paregjistruara (tokë të askujt – terranullius)

Komisioni, po ashtu, ka numëruar taksativisht të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private që e prekin vijën kufitare me Malin e Zi.

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj dhe se ajo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974 deri në vitin 2016.

 Vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016

Vija administrative ndërmjet katër komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe tri komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë të Malit të Zi është njëkohësisht vija e kufirit ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në periudhën 1974 deri më sot gusht 2016. Siç shkruan edhe në ligjin Kufijtë administrativ të komunave të Kosovës neni 3.1. Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës.

Patjetër duhet kuptuar se të gjitha ish Republikat dhe Krahinat në ish Jugosllavi e kishin territorin e përbërë nga komunat. Kjo do të thotëse çdo parcelë së pari është pjesë përbërëse e Komunës e pastaj e Republikës përkatësisht e Krahinës. Edhe sot shtetet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë të përbëra nga komunat. Kufijtë komunal të ish-republikave dhe krahinave në ish-Jugosllavi, janë vendosur mbi parimin e vendbanimeve, të zonave kadastrale që i përkasin asaj komune, kështu është edhe sot në gusht të vitit 2016. Prandaj, nuk mund të humb territor shteti pa humb territor komuna.

Fakte:

  1. nuk ka territor të shtetit pa qenë ai territor brenda komunës,
  2. nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit,
  3. secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.

Këto fakte nuk mund të injorohen e as të tjetërsohen nga askush.

            Është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se nuk është territor i komunës por është territor i shtetit?!!!

Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974, sipas Ligjit e kishte autorizuar: Drejtorinë Krahinore të  Gjeodezisë të KSA të Kosovës për matjet e terrenit të territorit të Kosovës dhe për zbatimin e ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, sikurse është Agjencia Kadastrale e Kosovës nga viti 2000.

Për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni shtetëror është bazuar në parimet botërisht të pranuara (Legaliteti, Regjistrimi dhe Uti posiddetis) dhe detyrimet që lindin në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë.

Metodologjia e shënimit të vijës kufitare është konform parimeve ndërkombëtare të shënimit të vijës kufitare ndërmjet të ish Republikave dhe Krahinave pas shpërbërjes se Jugosllavisë. Gjithsesi shënimi i vijës kufitare është në përputhje të plotë me marrëveshjen Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës 2007qëështë dokument absolutisht i detyrueshëm, sepse përmban Marrëveshjen e shkruar dhe hartën me vijën kufitare shumë të qartë të cilat janë të arkivuara dhe në shfrytëzim. Duhet sqaruar se ajo vijë kufitare në hartën e Marrëveshjes së cekur lartë është rikthim i vijës administrative të KSA të Kosovës të vitit 31 dhjetor 1988.

Mënyra e realizimit të parimit të legalitetit dhe regjistrimit është e sqaruar nëpërmjet fakteve të prezantuara për pronat të cilat prekin vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës me Maline Zi por që njëkohësisht i takojnë territorit të Komunës së Pejës.

Përputhshmëria e të dhënave për territorin dhe sipërfaqen e Komunës së Pejës dhe të territorit të Republikës së Kosovës në periudhën 1974-1988-1999-2016 është konfirmim i drejtë i punës se Komisionit Shtetëror.

Në tabelën më poshtë janë të gjitha zonat kadastrale përgjatë vijës kufitare me sipërfaqet e tyre.

Sipërfaqja e përgjithshme e 18 zonave kadastrale përgjatë vijës kufitare ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi është 43,389 ha. Sipërfaqja e zonave kadastrale në komunat kufitare është si me poshtë

Komuna e Istogut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 2,184 ha, Komuna e Pejës (14 zona kadastrale) me sipërfaqe 23,562 ha, Komuna e Deçanit (2 zona kadastrale) me sipërfaqe 10,175 ha, Komuna e Junikut (1 zonë kadastrale) me sipërfaqe 7,486 ha.

Nr Komuna Zona Kadastrale Sipërfaqja (ha)
1 Istog Kaliqan 2184
2 Pejë Jabllanicë e madhe 3027
3 Pejë Jabllanicë e vogël 2376
4 Pejë Rekë e allagës 1448
5 Pejë Bogë 994
6 Pejë Drelaj 1581
7 Pejë Joshanicë 1009
8 Pejë Koshutan 1642
9 Pejë Kuqishtë 1199
10 Pejë Lipë 2168
11 Pejë Shtupeq i vogël 3081
12 Pejë Novosellë 2397
13 Pejë Pepiqi 1030
14 Pejë Haxhaj 561
15 Pejë Shkrel 1049
16 Deçan Irzniq II 3226
17 Deçan Isniq 6949
18 Junik Junik 7468
Totali i sipërfaqes (ha) 43389

Të gjitha 18 zonat kadastrale të komunave Junik,Deçan, Pejë, dhe Istog, e që shtrihen në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që nga viti 1974 e deri më sot, nuk kanë pasur asnjëherë ndërrim të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.

Vlen të theksohet se i gjithë dokumentacioni origjinal që nga themelimi i kadastrit në këto komuna e deri më sot, gjendet në zyrat përkatëse të komunave. Në hartën 1. është paraqitur shtrirja e të gjitha zonave kadastrale të brezit kufitar.

Informacione mbi të dhënat për pronat të cilat shtrihen përgjatë vijës kufitare për komunën përkatëse janë marr nga Sistemi i Informacioneve Kadastrale të Tokave në Kosovë (SIKTK). Këto të dhëna, në kontinuitet janë azhurnuar nga viti 1974 e deri më sot gusht 2016. Të gjitha pronat brenda kufijve të zonave kadastrale të komunës përkatëse janë krijuar përmes matjeve gjeodezike. Këto prona brenda zonave kadastrale kanë qenë dhe janë të regjistruara si prona të personave fizik (privat) dhe juridik (ndërmarrje publike, komunale, shtetërore etj.). Mirëmbajtja nëpërmjet azhurnimit të vazhdueshëm të dhënave mbi pronat e paluajtshme, është bërë dhe bëhet vetëm në Zyrat Kadastrale të Komunës ku gjenden ato prona.

Harta 1. Shtrirja e zonave kadastrale në brezin kufitar

 Përgjatë vijës kufitare janë të regjistruara të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore me sipërfaqe prej 10, 870 ha. Gjithashtu janë të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private qe e prekin vijën kufitare me Malin e Zi

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Titullarët e pronave shoqërore e publike janë si më poshtë:

  • PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA E PYJEVE
  • PASURI SHOQËRORE – BASHKËSIA E KOPERATIVAVE BUJQËSORE
  • PASURI SHOQËRORE – DREJTORIA E KULLOSAVE, PEJË
  • PASURI SHOQËRORE – KOSOVODRVO, PRISHTINË, ORGANIZATA PUNUESE GJERAVICA
  • PASURI SHOQËRORE – UJRAT
  • PASURI SHOQËRORE – RRUGËT
  • PASURI SHOQËRORE – EKONOMIA PYJORE PROKLETIJA
  • P.T. ELKOS SH.P.K.QIRAMBAJTJA 99 VITE
  • PASURI SHOQËRORE – KUVENDI KOMUNAL, PEJË
  • PASURI SHOQËRORE – E FSHATIT

Sqarim: Emërtimet e titullarëve të lartcekur janë ekstraktuar nga regjistri zyrtar i pronave të paluajtshme SIKTK-T.

 Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke ofruar këto fakte dhe faktet e tjera, të ofruara qe nga fillimi i  punës se tij, në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974, sipas kufirit të KSA Kosovës me 31 dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008 si dhe me rezolutën e Kuvendit të Kosovës2015.

Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesit momental të kësaj vije. Prandaj, Republika e Kosovës e ka territorin e përkufizuar për 1305 zona kadastrale brenda 38 komunave, dhe këto 38 komuna e përbëjnë shtetin e Republikës së Kosovës. Gjendja e tillë, nga Komisioni Shtetëror është e konfirmuar pa ndryshime.

Tags: albanianRepublika e Kosovës
Previous Post

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Adem Grabovcit për punësime të paligjshme

Next Post

Hoxhaj​ ​në​ ​Dubrovnik:​ ​Dialogu​ ​i​ ​pakuptimtë​ ​nëse​ ​nuk​ ​përfundon​ ​me​ ​njohje​ ​nga Serbia

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hoxhaj​ ​në​ ​Dubrovnik:​ ​Dialogu​ ​i​ ​pakuptimtë​ ​nëse​ ​nuk​ ​përfundon​ ​me​ ​njohje​ ​nga Serbia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.