Sipas Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, gërmimet janë realizuar përmes hapjes së ‘tri kanaleve vlerësuese’, në dimensione të ndryshme duke përfshirë tërë zonën e dyshuar, apo lokacionin e shënjuar, mirëpo rezultati i të cilave ka qenë negativ, pra pa gjetje të mbetjeve mortore, thuhet në njoftimin e KQPZH-së.
Gërmimet vlerësuese në zbatim të ‘Urdhëresës së Gjykatës’, janë realizuar nga ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me përkrahjen e institucioneve kompetente, si Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policisë së Kosovës, Njësitit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, dhe institucioneve tjera, transmeton lajmi.net.
Të pranishëm gjatë gërmimeve, krahas përfaqësuesve të institucioneve kompetente të lartshënuara, ishin edhe përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur, përkatësisht shoqatave familjare nga Mitrovica, Kryetari i Komunës së Mitrovicës me bashkëpunëtor, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës , si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Serbisë përkatësisht Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur dhe një numër i madh i përfaqësuesve të mediave.























