Po ashtu, janë takuar me Këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit Evropian, Arnoldas Pranckeviqius.
Gjatë kësaj vizitë janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, Raportin për Kosovën të përgatitur nga Komisioni Evropian, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje tjera që ndërlidhen me procesin e integrimit Evropian të Kosovës.
Ky delegacion i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së në Komisionin Ekonomik dhe Social Evropian, Ion it Sibian, Carmele Cedrone, Joze Smole, dhe Dilyana Slavova. Pastaj me Alexandra Stiglmayer, analiste politikë e lartë pranë European Stability Initiative (ESI) në Bruksel, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociatat për zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian,me David Cullen, Udhëheqës i Njësisë për Kosovë- Ballkanin Perëndimor, pastaj me znj. Mary Teresa, dhe Farina Ahauser.
Po ashtu, delegacioni ka marrë pjesë në një koktej të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, ndërkaq, kjo vizitë dy ditore në Bruksel është në mbështetje të qeverisë gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian”.






















