• Latest
  • Trending
  • All

‘Kombi kosovar’ dhe ‘operacioni ushtarak në Kosovë’, tezat djallëzore të Serbisë në fjalimin e Ramës

14/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Kombi kosovar’ dhe ‘operacioni ushtarak në Kosovë’, tezat djallëzore të Serbisë në fjalimin e Ramës

14/10/2022
in Aktualitet

Nga Shaban Murati

Në fjalimin, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti në 12 tetor në Asamblenë e Përgjithëshme të Këshillit të Europës në Strasburg, në mesin e përroit të teatralitetit politik të destinuar për vulgun në Shqipëri dhe në Kosovë, ishte futur me djallëzi një nga tezat kryesore antishqiptare të Serbisë. Është teza famëkeqe e “kombit kosovar”, e cila synon të zhbëjë të drejtën dhe identitetin e Kosovës si pjesë e historisë dhe ekzistencës së kombit shqiptar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për herë të parë kryeministri i Shqipërisë del në një foltore ndërkombëtare dhe deklaron tekstualisht, sipas origjinalit të publikuar në faqen e kryeministrisë: “ky ishte rasti i kombit të Kosovës disa dekada më parë”. Më poshtë ai përsërit këtë tezë me thënien e tij se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”.

A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që thellon rrugën e justifikimit të një aleance okulte të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës? A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që sinjalizon distancimin e qeverisë së Tiranës nga njësimi identitar shqiptar me Kosovën dhe trajtimin e Kosovës si një komb i huaj?

Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë në hartimin e stërgjatë retorik në Strasburg e cilësoi agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 një “konflikt humanitar”, në një kohë që ai ishte agresion gjakatar, gjenocid dhe deportim i dhunshëm kolektiv i popullit shqiptar.

Termi djallëzor “konflikt humanitar” pritet t’i pëlqejë shumë historiografisë serbe për narrativën e saj zbukuruese të luftës kriminale të qeverisë së Millosheviçit në Kosovë, ku presidenti serb Vuçiç ishte ministër i informacionit.

Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë thotë në fjalimin e tij se në Kosovë në vitin 1999 “vdiqën mijra vetë” sikur ata vdiqën nga koronavirusi, dhe nuk thotë të vërtetën që ushtria e Serbisë vrau 15 mijë shqiptarë në atë agresion.

Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë e quan “operacion ushtarak” agresionin e Serbisë në Kosovë, duke përdorur termin maskues, që Rusia i ka vënë tani agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Kryeministri i Shqipërisë nuk e përmendi në asnjë rresht Serbinë si akuzatore kryesore e shpifjeve dhe akuzava për të ashtuquajturin trafik organesh nga udhëheqësit e UÇK.

Ata, që i shkruajnë fjalimet diplomatike Ramës, duhet t’ia kishin thënë atij se në 26 janar 2011, kur në Asamblenë e Përgjithëshme të Këshillit të Europës në Strasburg u miratua raporti investigativ për të ashtuquajturin trafik organesh në Kosovë, përfaqësuesi kryesor i akuzës në Strasburg ishte personalisht presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pra ishte Serbia si shtet.

Shkruajtësit e fjalimeve të tij diplomatike mund t’i kishin sugjeruar që t’i kursente në 12 tetor në Strasburg lavdërimet për presidentin serb Vuçiç, sepse miku i tij Vuçiç ka deklaruar se “raporti për hetimin e trafikut të organeve njerëzore në Kosovë në vitin 1999 do të ketë rëndësi të jashtëzakonëshme për Serbinë”.

Në 21 prill 2022 në sesionin e posaçëm të KS të OKB për punën e UNMIK-ut, ministri i jashtëm i Vuçiçit, Nikolla Selakoviç deklaroi:”Serbia edhe njëherë e nderon kontributin e Dik Martit për kurajon që tregoi në raportin e tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për krimet e UÇK”.

Çdo logjikë minimale do ta kishte shmangur alogjizmin, që krijoi fjalimi i Ramës në Strasburgut, që Rama lavdëron mikun e tij Vuçiç, i cili nderon armikun e Ramës, Dik Marti.

Nuk mund t’i vesh emër tjetër propagandimit absurd në Strasburg në 12 tetor nga Rama të “Ballkanit të hapur” serb, përveçse shfajësim dhe alibi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Tallja me temën zyrtare, për të cilën shkoi në Strasburg, doli kur kryeministri i Shqipërisë nuk harroi misionin e tij të përditshëm diplomatik për të marrë në mbrojtje Serbinë, dhe iu drejtua Europës se “nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur vjen fjala për sanksionet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse nuk duam të përfundojë në një situatë ku ta hedhim Serbinë në krahët e Vladimir Putinit”.

Servilizëm diplomatik i shkallës së parë. Sikur Serbia nuk është në krahët e Putinit dhe të Rusisë! Nuk e di nëse entuziastët ruralë të lobit serb në Prishtinë, që në 12 tetor shpërthyen me duartrokitje të komanduara, e kanë kuptuar se kë po mbronte kryeministri i Shqipërisë në Strasburg: Kosovën apo Serbinë?

Kryeministri i Shqipërisë doli zyrtarisht dhe publikisht me shpikjen serbe të “kombit të Kosovës”. Nuk dihet se çfarë e keqe tjetër ka mbetur apo na vjen pas, dhe se çfarë mund të lëpijë më shumë qeveria e Shqipërisë nga pështymat antishqiptare të Serbisë.

Previous Post

Qeveria këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE-së

Next Post

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe shugurohet në Patrikanën e Pejës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe shugurohet në Patrikanën e Pejës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.