Saturday, 14 November, 2026

Kombëtarja e Shqiptarëve drejt Andorrës pas stërvitjes së fundit në Barcelonë

Trajneri Edoardo Reja ka pasur në seancën e sotme të gjithë lojtarët e thirrur për tre ndeshjet e para në dispozicion, teksa të hënën në mbrëmje u bashkuan me grupin edhe Etrit Berisha, Federik Veseli dhe Mario Mitaj

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në qendrën sportive të klubit të Espanjolit në Barcelonë. Përfaqësuesja kuqezi ndodhet në ditën e dytë të grumbullimit në Spanjë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës, që luhet më 25 mars në transfertë.

Lajme teNjejta

Trajneri Edoardo Reja ka pasur në seancën e sotme të gjithë lojtarët e thirrur për tre ndeshjet e para në dispozicion, teksa të hënën në mbrëmje u bashkuan me grupin edhe Etrit Berisha, Federik Veseli dhe Mario Mitaj.

Kombëtarja zhvilloi një seancë me intensitet të plotë me stafin teknik që kishte mundësi të krijonte një ide të qartë për gjendjen e të gjithë lojtarëve. Gjithçka deri më tani ka shkuar mirë dhe nuk ka asnjë lojtar me probleme dëmtimi.

Kjo është edhe stërvitja e fundit në Barcelonë, pasi mëngjesin e së mërkurës delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Andorrës, ku po nesër do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore të fundit para premierës së Botërorit 2022.

 fshf

Related Posts

Next Post

The Albanian video production

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.