Sipas tij, situata është stabile, transmeton lajmi.net.
Fungo në një intervistë për portalin European Western Balkan thekson se misioni i KFOR-it mbetët plotësisht i përkushtuar për mbështetje të Kosovës paqësore, stabile dhe multietnike dhe se me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndihmojë në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Ai ka thënë se sot, përveç manastirit të Deçanit, i cili ende është nën mbikëqyrje të KFOR-it, të gjitha objektet tjera ortodokse, që janë vlerësuar që mund të jenë në rrezik, janë nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.
KFOR-i, sipas tij, do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në në kuadër të mandatit aktual, si forcë profesionale dhe multientnike, por, nëse mandati i FSK-së evoluon, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e përkushtimit ndaj këtyre forcave, veçanërisht në pikëpamjen e ndërtimit të kapaciteteve.























