Ai tha për “Zërin” se kanë biseduar edhe rreth deklarimeve të fundit lidhur me dyshimet se listat janë fryrë me veteranë të pamerituar, madje, sipas tij, është kërkuar nga institucionet që të mos propagandohet rreth dyshimeve me lista.
Elezaj nuk ka mohuar këto dyshime se listat janë fryrë, mirëpo ka deklaruar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë me të cilën përballen veteranët sivjet të shkohet me pagesat sipas listave ekzistuese.























