Të dy personalitetet do të marrin fjalën gjatë ceremonisë së parashikuar rreth pasdites 17:00 (22:00 GMT) në sheshin e qendrës së Konventave në Kartagjenë, qendër turistike e konsideruar si perla e Karaibeve (veri) me pjesëmarrjen e rreth 2.500 personave që do të jene të veshur me të bardha, në nderim të viktimave të konfliktit.
“Ndihem mjaft i emocionuar shoqëruar me një ndjenjë të fortë gëzimi e euforie për të gjithë shtetasit kolumbianë”, deklaroi Santos. Kam një farë frike për sfidën që na pret, për të vendosur paqen në vend. Kjo fazë kërkon përpjekje të konsiderueshme nga të gjithë kolumbianët”, theksoi ai, sipas një deklarate të presidencës.





















