• Latest
  • Trending
  • All

Kokëdhima kundër Ramës për kanabisin: Edhe Kanadaja po e legalizon

31/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kokëdhima kundër Ramës për kanabisin: Edhe Kanadaja po e legalizon

31/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Në një reagim në Facebook, Kokëdhima thotë se zvogëlimi i prodhimit ilegal të kanabisit nuk do të ndodhë nga lufta e qeverisë, por nga fakti se ka shumë stoqe nga prodhimi i vjetshëm i hashashit dhe se prodhimi i ri vetëm sa do të rrezikonte stokun aktual.

Ai këmbënguli te spastrimi i zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, duke larguar të gjithë ata drejtues që u implikuan vjet në kultivimin e kanabisit nga mafia.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ish-deputeti i PS-së që propozoi që në nëntorin 2014 në kuvend legalizmin e kanabisit farmaceutik dhe kthimin e ekonomisë së kanabisit në një ekonomi kombëtare të kontrolluar nga shteti, mori si shembull vendimin e qeverisë liberale të Kanadasë qe do të legalizojë kanabisin farmaceutik dhe rekreativ prej korrikut 2018 duke theksuar se kjo duhej marrë si shembull nga qeveria shqiptare.

Reagimi në facebook:

Edhe një herë për kanabisin

Qeveria prezantoi strategjinë 3-vjeçare “…kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020” me masat, sipas saj, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend, pë koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta ndërinstitucionale për identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive. Nëse në vitin 2017 do të zvogëlohet shumë prodhimi ilegal i kanabisit, kjo nuk do ndodhë për shkak të luftës së qeverisë, por për interes të ekonomisë kriminale të marijuanës. Zyrtarët e shtetit dhe mafia, kanë stoqe shumë të mëdha hashashi të pashitur. Duan edhe dy vite të tjera që ta eksportojnë. Prodhimi i ri i madh vetëm do të rrezikonte këtë stok që trafikohet çdo ditë në Europë dhe poseduesit e tij. Veprimi publik më dekurajues dhe realisht efektiv për të çrrënjosur lidhjet krim-shtet do të ishte spastrimi i radhëve të Policisë së Shtetit nga zyrtarët që janë l idhur me trafikantët dhe që u krijuan atyre, në 61 bashkitë e vendit, mundësitë që të punonin të qetë, kundrejt përfitimit të 20-30 për qind të sasisë ose vlerës së kanabisit të prodhuar. Tani qeveria jonë ka një ministër të ri të brendshëm, por po ashtu, në Policinë e Shtetit, ka në postet kyç të gjithë tutorët dhe bashkëpunëtorët e mafies së kanabisit. Pa larguar këtë strukturë mafioze nga qeverisja, strategjia e re do jetë mo ta mo si ajo e vitit 2016.

Viti i shkuar ishte i begatë për mafien. Zyrtarisht u tha se gjatë vitit 2016 u sekuestruan 30 tonë kanabis, u asgjësuan rreth 2.5 milionë rrënjë bimë narkotike. Përditë po kapen trafikantë që tentojnë të nisin drejt Italisë, apo Greqisë tonelata të tëra kanabis, edhe pse kryeministri na garantoi se qeveria asgjësoi mbi 98 për qind të sipërfaqes së mbjellë. Sot flitet për bashkëpunim ndërinstitucional, por askush nuk e pengonte qeverinë një vit më parë që të përdorte burimet njerëzore dhe inteligjente të agjencive ligjzbatuese, ndërkohë që Policia e Shtetit u bë tagrambledhësja e këtij biznesi kriminal.

Qeveria, pas shkatërrimit të Lazaratit, gati 3 vite më parë, ende nuk ka një strategji se si të ringjallë bujqësinë, si t’i ndihmojë fermerët që ata të mos kërkojnë mbijetesën duke punuar si argatë te plantacionet e kanabisit për 2-3 mijë lekë në ditë.

Në nëntor 2014, kërkova që bujqësia të subvencionohet me të paktën 150 milionë dollarë në vit. Qeveria ka ndarë vetëm “thërrime” buxhetore për këtë sektor jetik të ekonomisë sonë kombëtare. Kryeministri ynë ka thënë se është e parakohshme ideja ime për të ngritur ekonominë kombëtare të kanabisit, si monopol shtetëror, që do të sjellë të ardhura të mëdha për buxhetin dhe për fermerët e licensuar. Ajo, vit pas viti, ka injoruar tendencën botërore për ta kthyer këtë bimë magjike në fitimprurëse dhe për t’ia hequr mafies nga duart. Ndërkohë që qeveria jonë përgatiste këtë strategji që nuk ndryshon aspak nga ajo e viteve 2012-2016 që kishte Berisha, si protektor politik i Lazaratit, një vend gjigand me ekonomi super të zhvilluar si Kanadaja, vensdosi këto ditë që t’i bashkohet hartës botërore të legalizimit të kanabisit farmaceutik dhe atij rekreativ, ku bëjnë pjesë dhjetra vende, duke përfshirë ed he të rajonit tonë. Nën shembullin e SHBA-ve, qeveria liberale e Kanadasë do ta bëjë legal kanabisin farmaceutik dhe atë rekreativ prej  korrikut 2018. Burrat dhe gratë me mend të qeverisë kanadeze hartuan një dokument 106 faqësh dhjetorin e shkuar për legalizimin e marijuanës për ta kthyer edhe atë në ekonomi kombëtare dhe në dobi të qytetarëve.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Veterani i Luftës së Dytë Botërore: Si e fsheha jetën prej transeksuali (Foto)

Next Post

Selia e Shenjtë “i lutet” Trumpit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Selia e Shenjtë “i lutet” Trumpit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.