• Latest
  • Trending
  • All

Koha kur fshati kishte katër stinë…

02/03/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 24 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Koha kur fshati kishte katër stinë…

02/03/2018
in Aktualitet

Daut Dauti

Ky është një përshkrim i shkurtër i stinëve dhe atmosferës që sillnin ato në fshatin tim (Kokaj), me theks të veçantë ndaj dimrit. Natyrisht, siç më ka mbetur në kujtesën e fëmijërisë dhe mund të jetë i ngjashëm me kujtesat tuaja. Pra, tregimi është për fshatarë, siç jam unë. Ju, që e mbani veten për qytetarë, mos e lexoni se nuk ka asgjë për ju në te…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në pranverë fshati mbushej me aroma të këndshme të luleve dhe gjelbërimit që dominonin në tokë dhe ajër. Kjo stinë i aktivizonte të gjitha gjallesat. Më së shumti vëreheshin lëvizjet e njerëzve që nxitonin me punët e sapo filluara. Natyra mbushej edhe me zëra të njerëzve. Gëzimi që sillte pranvera ishte gjithkah.

Stina e verës vinte e shkonte shpejt. Dielli përcëllues piqte shumicën e pemëve, kurse njerëzve ua regjte lëkurën e pjesëve të pambuluara të trupit. Gjatë punës së vështirë që bënin fshatarët ditëve të nxehta, në fytyrat e tyre rrudhat dukeshin si kanale që rregullonin derdhjen e djersëve që u rridhnin vragë. Në vapën e madhe të mesditës, gëzhitma e gjinkallave e bënte ditën edhe më të padurueshme. Mbrëmja sillte freski, kurse terri lojën me xixëllonja.

Vera më dukej se e kishte për detyrë të bënte çmos në mënyrë që ta bënte vjeshtën më të begatshme dhe më të bukur. Në këtë kohë natyra merrte pamje të mrekullueshme dhe ngadalësonte ritmin e saj. Gjelbërimi që dominonte, tashti i lëshonte udhë ngjyrave të ndryshme që i mbulonin fushat, arat dhe malin.

Me rënien e gjetheve të para, njerëzit shpejtonin më shumë se stinëve tjera. Ata vëreheshin gjithkund duke nxituar. Në ara, në mal, rrugëve të fshatit, rrugëve që qonin në fshatrat tjera dhe në qytet… Lëviznin gjithkah, shpejt dhe shpesh. Dukeshin aq shumë të zënë me punë sa që rrallë shiheshin duke folur me njëri-tjetrin. Diku kah fundi i kësaj stine të gjithë drunjtë, pa përjashtim, mbeteshin pa gjethe dhe e humbnin pamjen e bukur që kishin. U humbte edhe krenaria.

Më së keqi dukeshin një varg i plepave që verës ofronin hije dhe hijeshi në të dy anët e rrugës që çonte te varrezat e fshatit dhe pastaj vazhdonte të lëshohej në drejtim të mullirit. Trupat e gjatë të plepave, tashti të zhveshur lakuriq, dukeshin si njerëz të turpëruar para vdekjes. Nga mungesa e gjetheve të drunjve tjerë, rruga zgjerohej dhe bëhej e frikshme. Nuk kishte më gjelbërim për t’ia mbrojtur anët. Në mendjen time, me këtë pamje, sidomos për shkak që çonte në drejtim të varrezave, kjo ishte rruga e vdekjes.

Para zhveshjes së natyrës vinte një qetësi brengosëse. Pastaj, lajmërohej një erë e lehtë që dukej se frynte nga të gjitha anët dhe e cila me vete sillte rigat e shiut të ftoftë që shpeshtoheshin me kalimin e ditëve. Më vonë, nga veriu i fshatit, aty në mes të dy kodrave dhe mbi varrezat, fillonte të kërcënohej era me fërshëllimë që sillte frikën e dimrit.

Pas erës vinte bora. Njerëzit i frikoheshin dimrit. Unë nuk e kuptoja burimin e kësaj frike dhe arsyen e saj. Bora e mbulonte fshatin solemnisht dhe sillte një qetësi që më pëlqente shumë. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer krahasimi i dimrit me vdekjen. Ndoshta për arsye se nuk më pëlqen vdekja e natyrës dhe e njeriut. Ndoshta nuk ekziston vdekja që na imponohet me perceptim të këtillë. Ndoshta… Megjithatë, dimri për mua, që nga atëherë e deri sot, më ka pëlqyer. Edhe kjo stinë sillte begatinë e saj. Dimri i fuste brenda, i bënte bashkë, apo së paku i afronte njerëzit mes veti, njerëzit me të mirat e natyrës dhe me shtazët. Në kohën kur unë isha fëmijë, njerëzit dhe shtazët, së bashku me të mirat e natyrës, në të shumtën e rasteve dimrit jetonin nën një kulm. Afroheshin dhe i akomodonin nevojat e njëri-tjetrit deri sa të zgjohej natyra nga gjumi dhe të fillonte sërish cikli i jetës.

Që nga momentet e para kur më është krijuar zhvillimi i vetëdijes, më ka impresionuar fuqia dhe pamja e dimrit, i cili me komandë të pathyeshme ushtron pushtet të pakufishëm ndaj natyrës dhe njeriut. Nën komandën e tij pushojnë lëvizjet në tokë e në qiell. Ndoshta për këtë arsye njerëzit duhet të mendojnë më seriozisht për lidhjet me natyrën, për veprimet dhe për pasojat e jetës dhe vdekjes.

Gjatë dimrit dita agonte e zymtë dhe dukej sikur që përtonte të ndahej nga nata. Rrallë dëgjoheshin zërat e njerëzve në mëngjes. Më shpesh dëgjoheshin lehjet e qenve. Të lehurat e qenve lajmëroheshin pas këndimeve të venitura të gjelave që dilnin nga hapësirat e mbyllura. Edhe qentë e bënin lehjen sikur me marrëveshje. Së pari lehte ndonjë babahov i madh e plak që lëshonte zë nga fyti apo nga thellësia barkut si ndonjë këngëtar i pensionuar e që më parë ka kënduar në opera monotone. Këto lehje më shumë dukeshin si ndonjë dëshirë e qenve që t’i trishtonin ata që kishin mbetur jashtë gjatë natës. Pas pak pasonin lehjet tjera, ku më në fund dëgjoheshin ata më të vegjlit me zë të hollë dhe që nuk ndaleshin gjatë tërë ditës nëse nuk dëgjonin zërin qortues të zotëve të tyre.

Jashtë shtëpive, lëvizje të rregullt bënte vetëm tymi që dilte nga oxhaqet dhe merrte rrugën përpjetë, por zhdukej menjëherë pasi që përzihej me ngjyrën e hirtë të qiellit. Jeta jashtë shtëpisë fillonte me daljen e njerëzve për të hapur rrugën nga shtëpia në sokak dhe deri te fqinji i parë e pastaj një grup i madh mund të shihej duke e qelë rrugën kryesore të fshatit. Atëherë binte shumë borë.

Edhe dimri sillte aromën e vet. Pamja e fshatit në këtë stinë për mua ishte më shumë se mbresëlënëse. Prandaj, kjo pamje qëndron prore në mendjen time. E kam ndje veten mirë, madje jam ngazëllyer kur kam zbuluar mënyrën e mrekullueshme të përshkrimit të dimrit që e bënë Jack London në tregimet e tija. Fuqia e egër e dimrit dhe pamja e natyrës së fshatit tim të mbuluar me shtresa të trasha bore gjendet në këto tregime të shkruara me elokuencë dhe pedanteri të pashoqe të këtij shkrimtari të madh. Shumë aspekte dimërore të fshatit tim dhe jetës së njerëzve gjatë acarit, apo qetësisë dimërore, gjenden në përshkrimet e dimrit që Jack London i bënë në Northland Tales, veçanërisht në tregimet siç janë: “White Silence”, “To Build a Fire”, “Love of Life” etj.

Dimri në fshat më pëlqente edhe për faktin që njerëzit mblidheshin së bashku nëpër oda. Tashti puna ia lëshonte radhën llafeve. Me këtë rast fillonin bisedat, shpaloseshin tregimet, ngjalleshin përrallat dhe kthehej dinamika e lojërave të ndryshme të burrave. Gjatë pushimeve dimërore të shkollës unë gjeja mënyrën që edhe këtë kohë ta kaloja në fshat. Dita zakonisht kalonte me skijime apo rrëshqitje me saja që i bënim vetë me duart tona dhe me dijen e mjetet që kishim. Me rënien e muzgut detyroheshim të ktheheshim nëpër shtëpi. Pranë oxhakut i ternim dorëzat dhe çorapet e leshta që lageshin më së shumti. Shtyheshim për hapësirë që na nevojitej për t’i nxehur duart dhe këmbët që na i skuqte acari. Dikur vinte koha e darkës, e cila mua gjithmonë më dukej se vonohej tej mase. Vinte tërvesa dhe shtrohej buka. Sa herë i kujtoj këto momente, ndjejë shijen dhe aromën e pestilit, hoshafit …

Për mua, pjesa më e preferuar e natës ishte ajo e pasdarkës kur fillonte muhabeti. Para se të nisnin bisedat serioze, disa nga djemtë e shtëpisë sillnin tepsia të mbushura me pemë që zakonisht ishin dardha, molla dhe arra. Oda kurrë nuk mbetej nën dhjetë burra, por numri nga njëherë shkonte dyfish ose trefish më lartë. Varej nga mysafirët.

Mrekullohesha nga mënyra se si flisnin pleqtë, nga tema që e shtjellonin, nga fjalët që përdornin dhe nga mënyra se si i shpjegonin ngjarjet. Më të vjetrit flisnin më bukur se të rinjtë. Fjalët që përdornin ata ishin të rralla. Mënyra se si i thoshin fjalët linte përshtypje. Kishin peshë dhe zinin vend që më nuk mund t’i lëvizte kush. Ata nuk flisnin sa për të folur apo për të thëne diçka shpejt e drejtpërdrejt. Jo. Ata e konsideronin të folmen sikur të ishte art. Kishin kujdes të madh për mënyrën e përdorimit të fjalëve dhe paraqitjen e brendisë së tyre. Ekzistonte një varg i panumërt i fjalëve dhe fjalive të tyre që nuk kuptoheshin pa i analizuar. Kishte diçka shekspiriane në të folmen e tyre. Idiomat dhe alegoritë e tyre nuk kuptoheshin dhe nuk mësoheshin pa kaluar një kohë të gjatë ulur para tyre. Kjo mënyrë e të folurit me siguri kishte mbërri deri këtu pa u ndryshuar me shekuj.

Kjo formë e të folurit ka ekzistuar deri vonë edhe te anglezët. Sërish jam mrekulluar kur dekada më vonë e kam hasur po këtë stil gjuhe, por në mënyrë të shkruar, që përdoret edhe sot në shkrimet e sidomos në aktvendimet e gjykatësve të lartë anglez. Gjuha e këtyre gjykatësve është shumë e ngjashme me atë të pleqve tanë të dikurshëm.

Secili nga burrat e fshatit kishte tregimet e veta. Aty kishte nga ata që kishin marrë pjesë apo që ishin dëshmitarë okularë të kësaj apo asaj ndodhie të luftës së fundit, por kishte edhe nga ata që vakitë e tyre nuk i kishin nga fushëbetejat. Më së shumti më intrigonte ai plaku që rrinte gjithmonë në të majtë të oxhakut. Ai ulej këmbëkryq, pinte duhan pa ia nda me një qelibar me trup argjendi. Mbante kokën ulur, shpesh e prekte plisin, sikur që dëshironte të sigurohej se ende e ka në kokë dhe lëvizte para e mbrapa sikur të ishte ulur në ato karriget e filmave amerikanë që zakonisht shihen të vendosura në verandat e shtëpive dhe që për këmbë kanë dy gjysmë harqe që mundësojnë luhatjen. Kur fliste, zakonisht kur një gjë e tillë i kërkohej me lutje, apo kur i parashtrohej ndonjë pyetje, plaku ndalte lëvizjet, drejtohej dhe fillonte t’i shikonte ngadalë të gjithë të pranishmit sikur që donte t’i numëronte apo inspektonte për ndonjë vlerë. Ata që në këto momente ishin duke bërë ndonjë shërbim, që ishin duke lëvizur ulur apo ata që hynin e dilnin nga dera, ndalnin veprimet e tyre dhe në odë, brenda pak sekondave, pllakoste një qetësi vdekjeje. Kjo ishte mënyra se si ai e ‘nënshtronte audiencën’ e tij.

Plaku e mbante në mend “zamanin e Turkisë” dhe kishte qenë “asker i sulltanit”. Shërbimi i tij në ushtrinë e perandorisë nuk kishte zgjatur shumë. Edhe plaku Sh. kishte shumë tregime. Tregimi më interesant i tij ishte për Cepelinin. Duhej të ishte viti 1916 apo 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, kur në këto anë kishte kaluar ky lloj i fluturakes gjigante që kishin gjermanët. “Kryet e kishte mbi kodër të Garës, kurse bishti për pak nuk e prekte kodrën e Sukës”, thoshte Sh. Kjo distancë e vijës ajrore mund të ishte së paku tre kilometra. Natyrisht që nuk ishte aq i madh Cepelini por askush nuk merrte guximin t’i thoshte mixhës se nuk i kishte të sakta përmasat. E kishte pa me sytë e vet ai. Në raste të këtilla, kur dikush dilte nga kufijtë e së vërtetës, dhe nëse dikush dëshironte të reagonte, duhej që këtë ta bënte me kujdes. Burrit nuk i thuhej se po gënjente. Kishte forma tjera me të cilat duhej detyruar rrëfyesin që ta korrigjonte pasaktësinë e ndonjë vlerësim që kishte dhënë.

E tërë kjo sot duket si diçka që nuk ka ekzistuar. Është sikur një film që është bërë duke u bazuar në një ngjarje të largët gjysmëshekullore. Duket si një parahistori që ruhet me besnikëri në mendjen time.

Druaj që në fshat më nuk ndërrohen stinët.

Post Views: 195
Previous Post

Britania ndryshon politikën e emigracionit

Next Post

EDI RAMA VJEN DHE IKEN SI FANTAZME, ASNJE TAKIM ME SHQIPTARET

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

EDI RAMA VJEN DHE IKEN SI FANTAZME, ASNJE TAKIM ME SHQIPTARET

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.