Ministrja Kodheli në takimin e saj me Abasadorin Lu ka folur për marrëdhënien dypalëshe mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, duke thënë se është një marrëdhënie e shkëlqyer. Ajo i ka garantuar ambasadorit vullnetin e Qeverisë shqiptare për vijimin dhe forcimin e kësaj marrëdhënieje.
Kodheli ka deklaruar se Shqipëria do të vijojë të jetë përkrah aleatit të saj strategjik, Amerikës, në luftën kundër terrorizmit, si dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë. “Ne po përmirësojmë, modernizojmë dhe luftojmë korrupsionin”, u shpreh Ministrja Kodheli. Ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se Shqipëria duhet të vazhdojë në të njejtën rrugë për të arritur objektivat si vend anëtar NATO-s gjithashtu edhe si aleat i SHBA-ve.
















